Kurti në Tetovë merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti

Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kurti, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij

Kryeministri Kurti në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Kurti ka lartësuar figurën e luftëtarit të UÇK-së, Alban Ajeti i cili la studimet në Tetovë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë në luftimet kundër forcave serbe në Zhegoc të Epërm të Gjilanit, ku edhe ra dëshmor.

‘’Itineraret e rrugëve që kanë ndjekur dëshmorët, ndërtojnë hartën e lirisë së kombit, në të cilën çdo vend dhe çdo udhë, duhet regjistruar dhe shënjuar me përpikëri! Janë pikërisht këto shenja, ato që na kërkojnë që për të kujtuar një dëshmor nga Gjilani, të vijmë prej Prishtinës këtu në Tetovë”, ka thënë kryeministri.

Nën nofkën “Pëllumbi”, Alban Ajeti kishte luftuar i veshur me uniformën e UÇK-së si luftëtar i Brigadës 171 “Kadri Zeka”, në Zonën Operative të Karadakut, bashkë me Pajazit Ahmetin, Sali Mustafën, Fadil Rashitin, Skender Veselin, Raif Musliun dhe shumë ushtarë të tjerë të së njëjtit betim e të së njëjtës uniformë.

“Sipas kryeministrit Kurti ka shumë mënyra për të ndjekur rrugët e bëra nga heronjtë dhe dëshmorët: nga të mësuarit për idealet e tyre, e deri te pasimi i atyre idealeve. ‘’Në rastin e dëshmorit Alban Ajeti ne mund të orientohemi në veprën dhe jetën e tij përmes fjalëve të vetë Albanit, ashtu siç ai i ka artikuluar dhe radhitur në poezitë e tij, të cilat ai i shihte mjaftueshëm të rëndësishme sa për t’i ruajtur deri në fshehtësi”, theksoi kryeministri, njofton Zyra e Kryeministrit.

Ndër të tjera, i pari i ekzekutivit ka shruar “se vërtet që jetët e dëshmorëve janë prerë nëpër beteja, por zgjatimet e tyre shtrihen nga e kaluara e kohës së luftës drejt të tashmeve tona, në pafund forma, sikur sot këtu në Tetovë, që jemi mbledhur ta kujtojmë veprën e Alban Ajetit, studentit të Universitetit të Tetovës, poetit kronist nga Gjilani dhe “Pëllumbit” dëshmor të UÇK-së”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika