Kurti në vitin 2018 ,“Elektroserveri” nuk duhet të pranohet, ndërsa në vitin 2022 thotë se është marrëveshje e mirë

Marrëveshjen të cilën e kishtë kundërshtuar ndër vite kryeministri Albin Kurti, e ka përshëndetur të martën, kur edhe është nënshkruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi. Në të kaluarën kryeministri Kurti thoshte se “Elektroserveri” nuk duhet të pranohet kurrsesi, kurse në vitin 2022 thotë se është marrëveshje e mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi. Nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja edhe furnizimi, nëse nuk e bën KEDS-i duhet qeveria”

Kështu kishte deklaruar kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti, për mundësinë e një marrëveshjeje për energji me Serbinë, e cila u nënshkrua nga kjo qeveri të martën e 21 qershorit.

“Besoj që nuk ka mundësi të rregullohet kjo çështje pa i sqaruar kjo qeveri çështjet e shumta për dy elemente, i pari është KEDS-o i dyti Elektroserveri. Nuk është e mundshme të rregullohet as situata energjetike në Kosovë pa u marrë me këtë trashëgimi të presidentit aktual që është km përmbajtësor, i cili e ka bërë këtë km ushtrues detyre”, kishte vijuar Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2018.

Kundër marrëveshjes ishte edhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ai kishte thënë se marrëveshja do ta legalizonte uzurpimin.

Visar Ymeri, Kryetari i Institutit për Politika Sociale

“E ka uzurpuar nuk po e çlirojmë pronën po e legalizojmë uzurpimin, dhe nuk mendoj që e bën aspak më të lehtë që licencohet nga ZRRE-ja, përkundrazi mendoj që e bën më të vështirë”, kishte deklaruar Ymeri.

Kurse në vitin 2022, respektivisht të martën, kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur, e cila është e njëjtë me atë të 2015-tës, të cilën e kishte kundërshtuar më herët.

Në deklarimin e tij, ai ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë që të gjithë qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Sipas tij, kjo ujdi e arritur në mes të të dyja palëve, do të mundësojë edhe ruajtjen e buxhetit.

“Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite, andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, ka thënë ai.

Udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjeve energjetike:

Me qëllim të tejkalimit të krizës dhe problemeve në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh Marrëveshjet në lidhje me Energjinë e datës 8 shtator 2013 dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013 dhe të datës 24 gusht 2015, është rënë dakord për sa vijon Udhërrëfyesi:

1: ZRRE do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektroserver. ZRRE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

2: Brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

3: Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës, d.m.th. Përgjegjësia me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in, dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj), në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013.

4: Brenda 15 ditësh të nënshkrimit të marrëveshjeve teknike me KOSTT, Elektrosever do të sigurojë një Kod identifikimi energjetik, me qëllim që anticipojnë në licencën e furnizimit.

5: Në pajtueshmëri me art.14 i marrëveshjes së vitit 2015, brenda 30 ditësh për liqencën e furnizimit KEDS dhe KOST, do të kenë akses në substacionin Valac/Vallaq, gjithashtu edhe të tjera transmisione dhe në infrastrukturën shpërndarëse.

6: Brenda 45 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroserver, do t’i dorëzojnë ZRrE-së planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në konsideratat e hollësishme të infrastrukturës ekzistuese.

7: Brenda 21 ditësh, pas hyrjes në fuqi të planit investues dhe kostos së kërkuar për mirëmbajtje dhe kostos së shtrirjes, ERO do të aprovojë në parim këto plane, kosto, edhe shpenzime.

8: Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë, të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, me kusht që të konsultohet paraprakisht ndërmjet palëve lehtësuar nga BE-ja, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspert, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët.

9: Zbatimi i suksesshëm i udhërrëfyesit të dakorduar është pa paragjykim ndaj detyrimeve të palëve për të zbatuar plotësisht Marrëveshjet e Energjisë nga 2013 dhe 2015.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika