Kurti ngushëllon popullin turk: Lutjet tona janë me ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron me familjet e atyre që humbën jetën dhe atyre që u lënduan gjatë sulmit në Stamboll

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll, u ka shprehur ngushëllime popullit turk.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, kurse 53 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Stamboll, i cili ndodhi të dielën e 13 nëntorit.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se të gjithë autorët do të identifikohen. Këto deklarime, kreu i shtetit turk i bëri gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e G-20.

“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit, nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve, në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar”, është shprehur Erdogan.

“Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhdojnë”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika