Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë deklaratë për mediat pas takimit që liderët politikë zhvilluan me Presidenten Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të takimit, ai u tha shkurt gazetarëve: “Kushtetuta dhe ligjet janë të qarta”
Ky takim vjen pas dështimit të Kurtit më 26 tetor për të marrë besimin e Kuvendit për qeverinë e re, duke theksuar situatën e vështirë politike në vend.
