Kurti paralajmëron se Kosova mund të shkojë dy herë në zgjedhje, në dimër dhe në pranverë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar mundësinë që vendi të përballet me dy palë zgjedhje parlamentare brenda disa muajsh, pas dështimit për të siguruar mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tij të tretë.

Duke folur të hënën në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha se, përveç zgjedhjeve të mundshme të dimrit, kriza politike mund të përsëritet edhe në pranverë, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin e ri të vendit.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi, përveç balotazhit të zgjedhjeve lokale në nëntor, edhe dy herë zgjedhje,  edhe në dimër, edhe në pranverë”, tha Kurti.

Ai kujtoi se presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati në prill 2026, duke paralajmëruar vështirësi për arritjen e kuorumit të nevojshëm në Kuvend për zgjedhjen e pasardhësit të saj.

“Kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e ardhshme”, theksoi Kurti.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave (80 nga 120 deputetë). Nëse kandidati nuk i merr këto vota në dy raundet e para, në të tretin kërkohet shumica e thjeshtë.

Nëse as në këtë raund nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe shpallen zgjedhje të reja.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika