Kurti pas takimit me Macron: Biseduam për rrugën e anëtarësimit në BE dhe raportet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me presidentin francez Emmanuel Macron ka qenë një diskutim i thellë, i cili ka zgjatur rreth dy orë dhe është fokusuar në bashkëpunimin bilateral, integrimin evropian, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas Kurtit, takimi është zhvilluar gjatë një dreke pune në Pallatin Elysee, ku është diskutuar edhe për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se në bisedime është trajtuar edhe roli i NATO-s në Kosovë, siguria rajonale në Ballkan, si dhe raportet me vendet fqinje, përfshirë çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kurti ka shtuar se një pjesë e diskutimeve është fokusuar edhe në bashkëpunimin ekonomik, përfshirë organizimin e forumeve të biznesit Kosovë–Francë dhe investimet në arsim, si dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Kosovë.

“Me presidentin Macron biseduam për rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Pastaj për rolin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantik dhe për sigurinë rajonale në Ballkan. Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior të Kosovës ishin çështje të cilat në kontekst të sigurisë së vendit tonë i diskutuam me presidentin francez. Organizimi i forumeve të reja të bizneseve Kosovë-Francë si vijimësi e atij që u mbajt suksesshëm muajin e kaluar këtu në Prishtinë, si dhe planet dhe investimet në edukim ishin gjithashtu tema të takimit. Roli mbështetës dhe angazhimi i miqve francezë në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në vendin tonë është tejet i rëndësishëm”, ka deklaruar ai,

Ai po ashtu ka rikujtuar mbështetjen humanitare për Gazën, duke thënë se në fund të janarit 2025 janë ndarë 500 mijë euro ndihmë për popullin palestinez, ndërsa ka përmendur edhe një propozim të Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision në Gaza, si mbështetje për forcat e sigurisë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika