Kurti: Pas votimit në veri, Kosovës duhet t’i hiqen masat sa më parë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se rezultatet e procesit të votimit në veri treguan mungesën e vullnetit për të shkarkuar kryetarët aktualë, dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që masat sanksionuese të hiqen sa më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga rezultatet e procesit të votimit në veri është bërë e ditur se nuk ka vullnet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Kryeministri Kurti ka theksuar përpjekjen e Qeverisë për të luftuar krimin dhe kontrabandën, ndërsa bën thirrje për largimin e masave të vendosura nga BE-ja.

Sipas tij, mundësia e shkarkimit të kryetarëve në komunat veriore dhe mbajtja e zgjedhjeve ishte kriter kyç për heqjen e masave.

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se autoritetet e Beogradit kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve serbë në veri, e sipas tij, “Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20 për qind, por jo edhe 50 për qind”.

“Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktual në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor. Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%. Qeveria e Republikës së Kosovës është ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos ndaj trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna”, ka shkruar Kurti.

Kurti gjithashtu i inkurajon kryetarët e zgjedhur të Zveçanit dhe Zubin Potokut që të nisen në zyra të tyre dhe të kryejnë detyrën e tyre në objektet zyrtare të komunave të Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika