Kurti për bashkatdhetarët: Ata janë fuqi e madhe ekonomike për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar bashkëtdhetarët, duke thënë se janë fuqi e madhe ekonomike e Kosovës. sipas tij çdo bashkatdhetarë është diplomat i Kosovës, dhe çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka falënderuar bashkëtdhetarët, ka thënë se ata janë fuqi e madhe ekonomike e Kosovës.

I pari i qeverisë ka marrë pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës”, që të hënën e një gushtit u ndal në Komunën e Podujevës.

“Sipas Bankës Qendrore të Kosovës në 5 vjetët e fundit më shumë se 4 miliardë e gjysmë bashkëatdhetarët tanë i kanë sjellë në Kosovë si dërgesa, ndërsa investimet janë më shumë se 1.5 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe. Bashkëtdhetarët tanë kanë sjellë më shumë se 6 miliardë euro për 5 vjet. Kjo tregon çfarë fuqie e madhe ekonomike për vendin tonë janë ata. Ne jemi të interesuar që bashkatdhetarët tanë jo vetëm të vijnë këtu e të kontribuojnë duke sakrifikuar, por edhe të përfitojnë duke investuar. Andaj, me luftimin e korrupsionit në Kosovë, pra nuk do të ketë më as haraç edhe as ryshfet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i ekzekutivit konsideron se çdo bashkatdhetarë është diplomat i Kosovës, dhe sipas tij çdo shqiptar që është në diasporë “është ambasador i yni”.

“Ne besojmë që është i mundshëm integrimi pa asimilim, andaj me ministritë tona do t’iu ndihmojmë për këtë gjë. Në veçanti e kemi programin “Diplomacia qytetare”, sepse ne konsiderojmë që bashkatdhetari ynë është diplomati më i madh i Kosovës, çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador i yni”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika