Kurti për djegien e veturës së drejtorit Vitija: S’ka kuptim të thuhet se atë ditë nuk kanë punuar 20 kamera

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për drejtorin e Auditimit në SHSKUK, Musa Vitijen, të cilit iu dogj vetura dy herë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

 





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka treguar se si është duke u sulmuar drejtori i Auditimit të ShSKUK-së Musa Vitija, të cilit iu dogj vetura dy herë.

“Këtu jam se bashku me Musa Vitija, i cili është drejtori i Njësisë për Auditim, e të cilit të premten për herë të dytë iu dogj vetura në oborrin e ndërtesës. Herën e parë më 19 gusht i është djegur vetura të njëjtit zyrtar, dhe tash po i digjet vetura për herë e dytë, këtij drejtori, i cili me raportet e sakta të auditimit ku ka gjetur shkelje ”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai ka theksuar se gjetjet e drejtorit Vitija, i kanë shqetësuar të korruptuarit.

“Nuk bëhet për gabime, por bëhet fjalë për shkelje, të cilat janë evidentuara dhe tash ne i ftojmë organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, që t’i vazhdojnë hulumtimet për t’i ndjekur keqbërësit dhe përfundimisht për t’i dënuar ata”, ka theksuar Kurti.

Ai e ka theksuar mbështetjen e tij të plotë për drejtorin e Auditimit në SHSKUK, Musa Vitija.

Ndërkaq, Kurti ka treguar se sa është numri i atyre që përfitojnë nga barnat që i siguron QKUK-ja.

“Në mënyrë të rregullt vazhdojnë që 16 mijë e 500 pacientë me sëmundje kronike që t’i furnizojmë më barna, dhe gjithashtu 15 mijë e 231 pacientë me diabet me tri lloje të insulinave.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika