Kurti për gazsjellësin amerikan: Edhe po të ishte në proces, s’do të ishte në funksion gjatë krizës energjetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk është e varur dhe nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Projekti i gazsjellësit edhe nëse do të ishte në proces të realizimit, nuk do të ishte në funksion gjatë krizës energjetike që po kalon Evropa”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kur është pyetur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, se cila ëhstë arsyeja e heqjes dorë nga gazjellësi amerikan.

Kurti ka theksuar se Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane i kanë rihapur kapacitetet gjeneruese aktuale të energjisë me thëngjill e jo duke ndërtuar të reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ai ka potencuar se kjo rihapje po ndodh për shkak të mungesës së gazit në treg.

Sipas tij, “Kosova nuk është e varur dhe nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike”.

Ndërkaq, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që është në përfundim e sipër, e që parasheh stabilitet.

“Para se të vijmë në përfundime për gjendjen energjetike në Evropë, ju lutem mos u bazoni në tituj të lajmeve, por lexoni ato deri në fund. Evropa është në krizë energjetike shkaku i varësisë në termocentrale në gaz”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, i pari i qeverisë ka sqaruar se njëri bllok i Kosovës B, është në remond të rregullt dhe pritet që të përfundojë gjatë muajit korrik, ndërkaq blloku tjetër i Kosovës B, do të hyjë në remond gjatë gushtit dhe do të zgjasë 25 ditë.

“Edhe në Kosovën A do të ketë remond të rregullt, jashtë sezonës së dimrit. Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjitha hapat për planifikim dhe ndërhyrje në raste emergjente. Gjatë këtyre muajve, ministria po përgatit edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë”.

Sipas kreut të qeverisë, përmes subvencioneve do të ndihmohen konsumatorët që të ulen shpenzimet e energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika