Kurti për rininë: Institucionet nuk kanë komunikuar mjaftueshëm me ta, kjo duhet të ndryshojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ashtu sikurse në vendet perëndimore rinia e Kosovës ka potencial të madh.

Ai u shpreh se të rinjtë e Kosovës kanë shumë ide për pjesëmarrje në politikëbërje.

“Të rinjtë e të rejat kanë shumë ide për pjesëmarrje në politikëbërje. Kemi parë fushata, aktivitete vullnetare, organizime që për synim kanë përmirësimin në komunitetet, qytete dhe shtete të ndryshme të botës, kështu është edhe te të rinjtë tanë”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë të komunikimit me rininë, derisa shtoi se kjo qasje duhet të ndryshojë.

“Pavarësisht kësaj, është vërtetuar se institucionet nuk kanë komunikuar mjaftueshëm me ta e as me njëri-tjetrin për ta e këto duhet të ndryshojnë. Po punojmë që të rinjtë të bëhen pjesë aktive formale dhe joformale në shërbim të ndryshimit të përgjithshëm. Prandaj kemi formuar komisionin shtetëror për rini si mekanizëm koordinues ndërqeveritar në nivel politik i cili takohet çdo tre muaj”, ka thënë ai.

Kurti më tej foli për katër parimet e qeverisë për rininë, të cilat janë:

“Zhvillimi i rinisë, i cili shtrihet përtej linjave ministrore me një perspektivë të gjerë mbi faktorët që ndikojnë në jetën e tyre”

“Përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse”

“Duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës që koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve”

“Duhet të investohet në rini, duhet të ketë buxhet të mjaftueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie gjithëpërfshirëse shtetërore”.

“Këto parime po na udhëheqin drejt një vizioni të përbashkët ku zhvillimi i rinisë është detyrë dhe prioritet i çdo institucioni publik”, ka thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika