Kurti për vërshimet: Nuk mjafton rimëkëmbja nëse s’nxjerrim mësime, duhet ndërgjegjësim institucional e shoqëror

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti në lidhje me situatën e fundit me vërshimet në Kosovë ka thënë se angazhimi i institucioneve ka qenë i shpejtë, teksa ka shtuar se duhet ndërgjegjësim institucional e shoqëror. Ai ka theksuar se mbështetja nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e 121-të të Qeverisë ka diskutuar për situatën e fundit me vërshimet në Kosovë.

Kurti ka thënë se pas vëzhgimit të situatës në terren reagimi i institucioneve ka qenë i shpejtë.

“E kemi parë forcën shkatërruese të tyre, dëmet janë të mëdha, rreziku nuk ka kaluar i tëri, reagimi i institucioneve ka qenë i shpejtë, për fat të mirë pasojat janë vetëm materiale”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për shkaqet, të cilat, sipas tij, i kanë sjellë këto vërshime, duke i përmendur dëmtimet e brigjeve dhe të shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i shtretërve të lumenjve.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, ka vijuar ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se duhet të ketë ndërgjegjësim institucional e mobilizim shoqëror në lidhje me situatat e tilla.

“Nuk mjafton rimëkëmbja nëse nuk nxjerrim mësime, nuk mjafton tejkalimi i situatës nëse ajo përsëritet, na duhet ndërgjegjësim institucional e shoqëror”.

“Komunave, familjeve, bizneseve dhe qytetarëve në zonat e prekura do t’u qëndrojmë pranë përherë. Ndihma nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva e të gjitha zonat e prekura bashkë do të ngrihen”.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme, në mesin e tyre edhe ajo për Liritë Fetare.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika