Kurti e quan historike kualifikimin e hendbollisteve U18 në botëror

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

E për këtë sukses historik shkroi edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagramin e tij.

 

View this post on Instagram

 

Ndryshe, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që në muajin gusht mbahet në Kinë.

Hendbollistet e Kosovës dhe të Nigerisë janë përballur të dielën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, në finale të IHF Trophy Intercontinental, ku Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Prej sporteve ekipore vetëm përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionat Botëror deri më tani.

Hendbollistët juniorë janë paraqitur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Spanjë në vitin 2019, ndërsa ishin kualifikuar pikërisht përmes IHF Trophy. Këtë sukses të dielën e arritën edhe hendbollistet e reja të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika