Kurti përkujton të vrarët në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë: Derisa s’ka drejtësi, plagët ende po kullojnë

Teksa ka përkujtuar të vrarët në familjen Vejsa në Gjakovë, Kurti u shpreh se plagët po vazhdojnë ende të kullojnë përderisa nuk ka drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët në familjen Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi në Gjakovë, në 25-vjetorin e masakrës nga forcat e armatosura serbe.

Kurti ka deklaruar se vrasja e fëmijëve, e foshnjave, e pleqve dhe e plakave, e grave dhe e civilëve të pambrojtur është dëshmi e gjenocidit nga ana e Serbisë, e cila u përpoq ta shfarosë popullin e Kosovës.

“Për këtë rast është dënuar shefi i Sigurisë Publike të Serbisë, gjenerali Vllastimir Gjorgjeviq, njëherë me 27 vjet burg, e më pastaj ia kanë zbritur në Tribunal të Hagës në 18 vjet burg, mirëpo ai ka qenë një urdhërdhënës, i cili ka qenë dora e djathtë e Millosheviqit në këtë operacionin “Patkoi”. Mirëpo, ekzekutorët e tjerë janë me dhjetëra, janë me qindra edhe ata do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Fillimisht në vitin 2019, e më pastaj edhe në vitin 2022 me Kodin e Procedurës Penale dhe plotësim-ndryshimin, ne e kemi mundësuar që kriminelët të përndjeken, të gjykohen, të dënohen edhe në mungesë”, ka deklaruar Kurti.

Teksa shprehu mirënjohjen e tij për forcën e familjeve, shefi i ekzekutivit ka theksuar duhet të adresohen me urgjencë krimet e kryera gjatë luftës, përderisa dëshmitë dhe dëshmitarët janë të gjallë.

Kurti tha se plagët po vazhdojnë ende të kullojnë përderisa nuk ka drejtësi.

“Andaj, është jetike që përderisa i kemi dëshmitë dhe dëshmitarët të gjallë, që me urgjencë të adresohen krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë në mënyrë që plagët të mbyllen me drejtësi. Përderisa nuk ka drejtësi edhe plagët vazhdojnë të kullojnë”, ka vijuar Kurti.

Tutje ai theksoi se ishin sot aty për të treguar solidaritetin institucional e kombëtar, qytetar e njerëzor me familjet, dhe për të nderuar sakrificën e martirëve dhe të dëshmorëve të kombit të Kosovës.

“Nga ne e keni gjithë solidaritetin institucional e njerëzor, e qytetar, e kombëtar dhe juve ju faleminderit. Shprehim mirënjohjen e thellë si dhe përkulemi para sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Të gjithë atyre u qoftë lavdi”, u shpreh ai.

Kurti ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule edhe te varret e të vrarëve nga familjet Bardoniqi, Dulatahu e Gerqari.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika