Kurti: Po veproj sipas parimit, jo me inat

“Po veproj sipas parimit, jo me inat”, është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për prestigjiozen amerikane “Politico”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti | Joel Saget/AFP nëpërmjet Getty Images

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se eskalimi i situatës në veri të vendit lidhet me politikat e “gabuara” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ai në një intervistë për prestigjiozen amerikane “Politico”, ka thënë se si BE-ja, ashtu edhe SHBA-të, duhet t’i thonë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të tërhiqet.

“Ajo që ne shohim nga Perëndimi demokratik është një qëndrim i qartë i zbutjes. Kështu arritëm këtu. Dhe mendoj se është e rëndësishme si për BE-në, ashtu edhe për SHBA-të, t’i thonë Vuçiqit të tërhiqet”, është deklaruar Kurti në një intervistë për mediumin prestigjioz, Politico.

Në një artikull të kushtuar ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës, i titulluar  “Si u bë kryeministri i Kosovës, armiku i flaktë i Amerikës?”, Politico shkruan se kryeministri Kurti ka arritur të pamundurën në politikën amerikane, konsensusin në mes të demokratëve dhe republikanëve.

“Fatkeqësisht për Kurtin (dhe vendin e tij), pika e marrëveshjes është se lideri i Kosovës është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur, i cili ka minuar përpjekjet e përbashkëta SHBA-BE për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Politico.

Kjo gazetë ka shkruar se Kurti ka treguar pak gatishmëri për t’u tërhequr, duke këmbëngulur se refuzimi i palëkundur i presidentit serb për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’u pajtuar me realitetet e së kaluarës së Serbisë gjatë kohës së luftës, është fajtor për krizën.

“Po veproj sipas parimit, jo me inat”, është shprehur Kurti për Politicon.

Perëndimi fajëson Kurtin për detyrimin e çështjes me kryetarët e bashkive në një moment delikat, duke kulmuar me protesta të dhunshme në zonat serbe që lanë të plagosur dhjetëra paqeruajtës të udhëhequr nga NATO.

“Në një kohë kur SHBA-ja dhe Evropa janë të fokusuara në trajtimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, gjëja e fundit që u nevojitet është një tjetër konflikt në kontinent. Kjo duket të jetë llogaritja e tyre në përpjekjen për ta forcuar Kurtin për t’u tërhequr”, shkruan më tej Politico.

Të hënën, BE-ja kërkoi që Kurti dhe Vuçiq të udhëtojnë në Bruksel për një “takim” ose do të përballen me pasoja “të dëmshme”.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika