Kurti pret në takim ish të burgosurit politikë

"Rikujtuan ngjarjet e qershorit 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, dhe kur mbi dy mijë shqiptarë u transferuan në burgjet në Serbi"

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ish të burgosurit politikë të Kosovës, të cilët ishin mbajtur në burgjet serbe edhe gjatë luftës në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit, duke kthyer në kujtesë periudhën e përbashkët të kaluar si të burgosur politik, në këtë bashkëbisedim u fol në veçanti për torturat e tmerrshme dhe dhunën sistematike që ushtrohej në burgjet serbe ndaj të burgosurve politikë shqiptarë.

“Rikujtuan ngjarjet e qershorit 1999 kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor dhe kur mbi dy mijë shqiptarë u transferuan në burgjet në Serbi. Biseduan për këtë periudhë ndërmjet qershorit e korrikut 1999, kur konsideroheshin të zhdukur, pasi familjet e tyre nuk kishin asnjë informatë për vendndodhjen apo fatin e tyre. Ish të burgosurit politikë evokuan edhe kujtimet për shokët e burgut të cilët nuk jetojnë më dhe për ata që nuk ishin në takimin e sotëm”, thuhet në njoftim.

Në takimin e përbashkët me Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, u diskutua edhe për përgjegjësinë institucionale e shoqërore për ruajtjen e memories kolektive dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës 1998-99, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të sistemit të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika