Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur falënderimin e tij për kontributin dhe bashkëpunimin e ambasadorit Minxhozi gjatë mandatit të tij.

Ai e ka vlerësuar kontributin e ambasadorit Minxhozi në zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, ambasadori Minxhozi ka falënderuar kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të ndërtuar gjatë kohës së tij në Kosovë.

Ata kanë vlerësuar angazhimin e përbashkët për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e ndryshme, duke përfshirë sigurinë, tregtinë, drejtësinë, arsimin dhe kulturën.

Gjithashtu, në takim është theksuar nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve dhe memorandumeve të nënshkruar mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika