Kurti pret në takim ministren Lührmann, diskutojnë për Procesin e Berlinit

Kryeministri Kurti ka pritur në takim ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Gjermanisë dhe Kosovës në kuadër të integrimit evropian

Foto e publikuar në faqen e Zyrës së Kryeministrit





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, kanë pritur ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe ministrja e Shtetit, Lührmann kanë diskutuar për bashkëpunimin me Gjermaninë në kuadër të agjendës së Kosovës për integrim evropian.

Kurti dhe Lührmann kanë biseduar dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal si pjesë e Procesit të Berlinit, aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, energjinë dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës.

“Kryeministri Kurti e njoftoi ministren Lührmann për performancën ekonomike dhe demokratike të vendit në 18 muajt e fundit. Ai tha se Investimet e Huaja Direkte dhe eksportet po vazhdojnë trendin pozitiv të rritjes, ndërkaq që raportet ndërkombëtare si ai Transparency International dhe Reporterëve pa Kufi dëshmojnë përmirësimet në treguesit demokratikë dhe janë referencë që imazhi i vendit është shumë më i mirë se ç’ka qenë. Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan Gjermaninë për ndihmën, mbështetjen dhe qëndrimin tyre se liberalizmin i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të ndodhë dhe pa ndonjë kusht shtesë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrisë.

Tutje në këtë njoftim thuhet se kryeministri Kurti ka vendosur theksin te rëndësia e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji të dakorduar në Bruksel.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika