Kurti pritet ta takojë presidentin Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara dhe Stamboll

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku në kryeqytetin Ankara pritet të zhvillojnë një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila mbrëmjen e së enjtes njoftoi për takimin e Kurtit që e zhvilloi me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Ky takim u zhvillua në prag dhe të vizitës zyrtare të kryeministrit Kurti në Ankara dhe Stamboll ditët e ardhshme, ku në mesin e agjendës do të ketë mundësi të zhvillojë dhe një takim bilateral me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri i Kurti thuhet se është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.

Siç ka njoftuar ZKM-ja, në takimin mes ambasadorit turk dhe kryeministrit Kurti është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta edhe në fushat e kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia, si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet tutje në njoftimin e lëshuar nga ZKM-ja.

Ndër të tjera, në takimin me ambasadorin turk, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë e popullit të saj ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e përkrahjen e palëkundur së fundmi për aderim në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika