Kurti priti në takim Dendias: U diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias me të cilin ka biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një drekë pune të martën e 20 nëntorit, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim është biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Ndër të tjera, janë theksuar edhe raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes të dyja vendeve.

Tutje, siç shkruan Zyra e Kryeministrit është diskutuar edhe për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, përspektiva zhvillimore dhe integruese e Ballkanit Perëndimor.

Kurti, ka theksuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të martën ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, që është pritur nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla.

Ndërsa të hënën ka nisur vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika