Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan synon të ndalë keqpërdorimet, jo zhvillimin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Projektligji për Çmimet Tavan, i miratuar një ditë më parë nga Qeveria, nuk ka për qëllim të pengojë zhvillimin ekonomik, por të ndalë abuzimet që mund të bëhen në emër të krizave dhe rritjen artificiale të çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore, duke i vlerësuar të dyja si nisma të domosdoshme dhe me rëndësi të veçantë.

Ai rikujtoi se këto projektligje ishin miratuar edhe në mandatin e kaluar, por u kontestuan në Gjykatën Kushtetuese, duke u vonuar deri më tani.

Sipas Kurtit, Projektligji për Çmimet Tavan synon të parandalojë keqpërdorimet dhe manipulimet me çmime gjatë periudhave të krizave, ndërsa Projektligji për Sigurimet Shëndetësore konsiderohet jetik për mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e sistemit publik shëndetësor.

“Shpresojmë që Kuvendi t’i shqyrtojë sa më shpejt dhe të mundësojë hyrjen e tyre në fuqi pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika