Kurti së bashku me ambasadoren kroate vizitojnë Janjevën për Krishtlindje

Kryeministri i Kosovës, në ditën e festës së Krishtlindjes, ka vizituar fshatin Janjevë, ku pjesë e vizitës ka qenë edhe ambasadorja kroate, Danijela Barishiq

Foto e publikuar nga Zyra e Kryeministrit

Në ditën e Krishtlindjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Janjevë, të Komunës së Lipjanit.

Në njoftimin e qeverisë, thuhet se fillimisht kryeministri takoi famullitarin e kishës së “Shën Kollit” në Janjevë, Don Matej Paliq, si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

“Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Foto e publikuar nga Zyra e Kryeministrit

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit, për të kontribuuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Janjevë.

Foto e publikuar nga Zyra e Kryeministrit

Pas takimit, kryeministri Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e “Shën Kollit” në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes.

Po ashtu, Kurti me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje.

Kreu i ekzekutivit i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë Krishtlindje të gëzuar.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika