Kurti: Serbia, burim i kërcënimit të paqes dhe të sigurisë – dje ka shkelur një grumbull marrëveshjesh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia i ka shkelur një grumbull marrëveshjesh të arritura ndër vite në Bruksel me veprimin e ditës së djeshme [e mërkurë]. Këtë shtet, Kurti e konsideron si burim të kërcënimit të paqes dhe të sigurisë në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia i ka shkelur një grumbull marrëveshjesh të arritura ndër vite në Bruksel me veprimin e ditës së djeshme [e mërkurë]. Këtë shtet, Kurti e konsideron si burim të kërcënimit të paqes dhe të sigurisë në rajon.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Serbia është hakmarrë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi rekomandimin e raportueses, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Rezultati i cili u mor të martën në Asamblenë Parlamentare në KIE ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën për dy arsye kryesore: e para, e mbylli etapën më të rëndësishme për interesim; e dyta ne arritëm 82 për qind të votave. Për këtë edhe një herë nga kjo sallë dua ta falënderoj ministren Donika Gërvalla. Nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë përfitues do të jenë qytetarët. Dje Serbia u hakmor, ndaloi në kufi qytetarë tanë që Serbinë e shfrytëzonin si transit. Në mesin e ndaluarve dhe të arrestuarave është edhe zëvendësdrejtori serb në Kosovë. Dejetori Jakoviq është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.

Kurti tha se “Nga e kaluara e dijmë se në rast të dërgimit atje, ata që ndalohen intervistohen nga akterët e ndryshëm të Serbisë. Dje në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serbë dhe shqiptarë, të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe kufi mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar, ndërsa janë pesë të tjerë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Sinisha Miliq, Zoran Marnkoviq, Boban Simunoeviq dhe Ramiz Ibrahimi”.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti u shpreh se gjatë ditës së djeshme Serbia ka ndaluar dhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovë, përfshirë serbë dhe shqiptarë, pesë janë liruar dhe pesë janë në mbajtje.

Kurti u shpreh se veprimet e Serbisë janë “akt i ulët i hakmarrjes për anëtarësimin e Kosovës”.

“Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, përfshirë serbë edhe shqiptarë, 5 janë liruar dhe 5 janë në mbajtje. Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për anëtarësimin e Kosovës. Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh. Serbia është burimi i kërcënimit të paqes e sigurisë në rajon. Ajo ka rreshtim me Federatën Ruse, të cilën nuk e ka sanksionuar. Ndalimi u bë dje në përkujtimin e masakrave në Poklek e Qikatovë”, u shpreh Kurti.

 

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika