Kurti: Serbia ta dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq

"Serbia ta dërgojë Radoiciqin në Kosovë dhe grupin e tij kriminal që vranë rreshterin policor, tashmë hero, Afrim Bunjaku", ka deklaruar Kurti në Samitin e liderëve që po mbahet në Mal të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi, ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal që e vranë rreshterin policor, Afrim Bunjaku, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Serbia ta dërgojë Radoiciqin në Kosovë dhe grupin e tij kriminal që vranë rreshterin policor, tashmë hero, Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se marrëdhëniet e mira në rajon janë të domosdoshme.

Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për t’i çuar reformat e përpara.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila, sipas tij, ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkaktuar kriza në Evropë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika