Kurti – Sindikalistëve: Me shantazhe, “I dua kaq para deri në ligjin e pagave” nuk shkon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ka dallime të thella themelore me Këshillin Grevist, pasi sipas tij, ata po shantazhojnë dhe po kushtëzojnë. Ai ka thënë se Qeveria është duke punuar në mirqenien e familjeve kosovare si masa financiare mbrojtëse ndaj krizës, dhe se kjo duhet të jetë arsye që grevistët të tërhiqen nga greva

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 15 shtator 2022 duke mbajtur fjalën e tij lidhur me grevat në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kritikuar sindikatat e pavarura të Kosovës, duke thënë se ato po i shantazhojnë institucionet e vendit.

Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke i mbështetur punëtorët e sektorit publik por nuk do të lejojë asnjë shantazh.

Tutje, kryeministri i Kosovës, ka thënë se me Ligjin e ri të Pagave, mësimdhënësit do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Po ashtu, ai bëri të ditur se janë paraparë shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit të tyre.

“Mbështetje për inflacion po, por shantazh, i dua kaq para deri në ligjin e pagave nuk shkon. Ne kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat dhe jemi përpjekur maksimalisht t’i akomodojmë në projektligjin e pagave. Jemi kujdesur të bëjmë trajtim të barabartë të mësimdhënësve. Kemi paraparë shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe në të njëjtën kohë kërkesat e sindikatës janë adresuar. Kemi trajtuar edhe çështjen e mësimdhënësve me 180 kredi. Do të vazhdojnë mbështetjen për ngritjen profesionale të mësimdhënësve”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se takimi i fundit mes tij dhe sindikatave ishte zhvilluar me iniciativë të tij. Kryeministri i Kosovës deklaroi se me ta kanë dallime të shumta.

“Me krerët e SBAShK-ut takohet ministrja e Arsimit me krerët e BSPK-së takohem unë. Takimin e fundit që pata ishte me këshillin grevist dhe është zhvilluar me iniciativë timen. Nuk është problemi te mungesa e komunikimit, a arrogancës a inatit. Por, kemi një mospajtim themelor. Nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë demokratike financat shtetërore, nëse një grupi të caktuar ua plotësojmë kërkesën qe t’ia japim një shtesë deri në miratim të projektligjit për paga”, ka thënë ai.

Ndërsa, sipas tij, nuk ka munguar as bashkëbisedimi e as dialogu, duke shtuar se janë realizuar rreth 30 takime mes MASHTI-it, Qeverisë dhe Sindikatave.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se vitin 2022 e kanë filluar me një sërë masash për ringjalljen ekonomike, me një vlerë prej 200 milion euro.

“Me buxhetin e vitit 2022 i patëm ndarë 80 milionë për te rritur pensionet bazike, për të rritur asistencën sociale dhe mbështetjen e nënave lehona. Vitin 2022 e filluam më një sërë masash në vlerë 200 milionë euro. Me përfaqësuesit udhëheqësit e Sindikatave kemi pasur takime dhe komunikim të vazhdueshëm, janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatave, nuk ka munguar as dialogu social”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, Kurti ka folur edhe për ndarjen e parave shtesë për pensionistët, lehonat dhe familjet me asistencë sociale.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika