Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e shtuar në rrugët e Kosovës gjatë natës së sotme, për shkak të rënies së madhe të temperaturave që pritet të zbresin deri në –9°C.
Sipas Kurtit, rrugët e lagura nga shiu mund të ngrijnë, duke krijuar kushte të rrezikshme për qarkullim.
Ai ka theksuar se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren për të lehtësuar qarkullimin.
Kurti ka bërë thirrje për respektimin e ligjit për sezonin dimëror, duke pajisur automjetet me goma dimërore dhe zinxhirë.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa ata që janë të detyruar të lëvizin duhet të vozisin me kujdes dhe të përshtasin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
“Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.
IHMK paralajmëron për rënie të temperaturave dhe reshje bore në Kosovë