Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti: I bërë nga profesionistë të orkestruar nga Serbia

Kryeministri, Albin Kurti, ka cilësuar shpërthimet e fundit në komunat në veri të Kosovës si akte terroriste të realizuara nga bandat e dirigjuara nga Serbia.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ai foli për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok, duke theksuar se ky sulm ka pasur për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës, në veçanti sistemin e furnizimit me ujë për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut.

“Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes, sonte ishte akti më i rëndë kur rreth orës 19:00 u dëmtua kanali kryesor i Ibër-Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete si dhe KEK-u për ftohjen e termoelktranave. Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar, policia është në vendin e ngjarjes në krye të detyrës, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se sulmi është kryer nga profesionistë dhe vlerësoi se është i lidhur ngushtë me strukturat kriminale të Beogradit.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike. Sulmi është kryer nga profesionistë. Ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara nga Serbia. Sulmi është krye nga profesionistë. Është sulmi i radhës kriminal e terroriste që ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara e orkestruara nga Serbia. Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes”, ka shtuar Kurti.

Megjithatë, ai ishte i sigurt se përpjekjet për të minuar stabilitetin e Kosovës do të dështojnë, pasi Republika e Kosovës është e fortë dhe ka një sistem të qëndrueshëm të sundimit të ligjit.

Kurti paralajmëron mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Kurti njoftoi gjithashtu se pas konferencës do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.

Në përfundim, Kurti theksoi se sukseset e Kosovës po e çmendin Serbinë dhe kjo është arsyeja pse Kosova po përballet me këto sulme të dhunshme. Ai apeloi për gatishmërinë e plotë të institucioneve të Kosovës.

Kryeministri Kurti gjithashtu në fjalën e tij në konferencë foli edhe për media dhe opozitën.

“Mos të informohen nga disa portale, janë bërë pjesë e një lufte hibride kundër Kosovës. Qytetarët s’duhet të mendojnë si disa opinionistë dhe opozitar që i gëzohen kësaj që kanë ndodhur”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika