Kurti takohet me nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaret e komunave veriore, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin verior

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot nënkryetaret e komunave veriore të vendit, përfshirë këtu atë të Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Zveçanit, Natasa Tomanić, dhe nënkryetaren e Leposaviqit, Marina Bogojević, e që kjo e fundit mori pjesë virtualisht.

Në këtë takim, krahas kryeministrit ishte dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Temë diskutimi në këtë takim ishte situata aktuale në komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Vuçiq.

“Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim është diskutuar edhe për votimin për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve kosovare rreth organizimit të këtij procesi.

Kurti ka falënderuar nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika