Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, kërkojnë reciprocitet të të drejtave

Kryeministri Kurti, ministri Çeku dhe këshilltarja politike e kryeministrit Sinani, kanë pritur në takim përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë në Serbi. Në këtë takim është diskutuar edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Kurti në takim me përfaqësues politikë të komuniteti boshnjak e shqiptar që jetojnë në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e këshilltarja politike e kryeministrit, Ardita Sinani kanë pritur në takim përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë në Serbi.

“Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët e tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë është diskutuar edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pamje nga takimi

“Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, vijon njoftimi.

Tutje thuhet se tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Sulejman Ugljanin, kanë potencuar që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

Mes të tjerash njoftohet se ata kanë kërkuar reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika