Kurti: Targat “KS” s’mund të kthehen në qarkullim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë e ka pranuar në marrëveshjen e vitit 2016 se targat “KM” janë ilegale dhe duhet të bëhet një zgjidhje deri në shtator të vitit 2021, por se ai ka kërkuar që të ketë targa neutrale, e një gjë e tillë për Kosovën është e papranueshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë më 24.08.2022

“Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të kthehen më në qarkullimi, qeveria e Kosovës e konsideron Kosovën shtet sovran. Kjo buron nga shtetësia dhe ky sovranitet nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj statusit të saj”, ka thënë Kryeministri Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku ka folur për dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.

Tutje, ai ka treguar se njëri nga opsionet në bisedime ka qenë që Kosova të prodhojë targa neutrale.

Kurti ka folur, gjithashtu, edhe për reciprocitetin me Serbinë dhe vendimin për targat “KM”, ku ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2016, vetë presidenti i Serbisë e kishte pranuar që targat “KM” janë ilegale dhe duhet të ndryshohen deri në shator të vitit 2021.

“Më rastin e konvertimit të targave, qytetarët serbë në pjesën veriore të Kosovës janë të kursyer nga taksa doganore e akciza e cila mund të shkojë 5 mijë euro për veturë, kjo është motivim financiar për një gjë legale dhe legjitime”, është shprehur ai.

Sipas Kurtit, konvertimi i targave dhe lëshimi i 2 mijë e 679 dokumenteve në hyrje-dalje në mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë të hënës së një gushtit nuk kishte pasur asnjë incident ose ankesë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika