Kurti: Të akuzuarit për sulmin në Ibër Lepenc janë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur me Vuçiqin e Radoiçiqin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti., foto arkiv

Pas shpërthimit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor 2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë më 8 dhjetor 2025 ndaj tre personave të dyshuar për këtë sulm.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim në Facebook, deklaroi se hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet e inteligjencës dhe sigurisë, si dhe me FBI-në e ShBA-ve, duke siguruar se të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë.

“Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit. Procesi gjyqësor do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se aktakuza dhe procesi gjyqësor do të vërtetojnë përfshirjen e tyre, përkundër mohimeve dhe përpjekjeve të Beogradit për të dezinformuar opinionin publik.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika