Kurti thotë se “Të zhdukurit me dhunë” është termi i dakorduar në deklaratën për të pagjeturit

"Edhe atëherë kur do të deklarohet, do të thuhet personat të pagjetur, të zhdukur, që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukur me dhunë. Të zhdukurit me dhunë, kështu është termi që është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes", ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për takimin e 4 prillit në Bruksel

FOTO:KP

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Të zhdukurit me dhunë” është termi ”për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të përmendet në deklaratën për të pagjeturit në takimin e katër prillit në Bruksel”.

Sipas tij, ky është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes.

“Formulimi i saktë është ata janë të zhdukur me dhunë, ky është termi dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes. Pra, edhe atëherë kur do të thuhet ‘personat e pagjetur’, ‘të zhdukur’, ‘që mungojnë’, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë. Të zhdukurit me dhunë, kështu është termi që është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë është shprehur se bashkë me Bislimin do të analizojnë rezultatin e takimit të 4 prillit në Bruksel, teksa bëri të ditur se për këtë muaj ai është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Ne do ta analizojmë së bashkë rezultate nga takimi i 4 prillit dhe do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill ku do të ketë një takim të nivelit të lartë. Duhet të zbatohet edhe e gjithë marrëveshja, e kemi edhe një nen i dhjeti që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, ku përfshihet çështja e të zhdukurve më dhunë”, ka vijuar Kurti.

Ndryshe, të martën e katër prillit, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është takuar në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës në lidhje me personat e pagjetur.

Ai ka thënë se ajo marrëveshje do të miratohet në takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh”, ka thënë ai.

Borrell tha se të dyja palët janë zotuar për planin evropian si dhe për aneksin, teksa shtoi se pret nga ta t’i respektojnë detyrimet që u takojnë në mënyrë që zbatimi të fillojë sa më shpejt.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika