Kurti udhëton për në Britani të Madhe

Pjesë e agjendës së Kurtit për të hënën e 6 qershorit do të jetë edhe takimi me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarja britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

Përgjatë qëndrimit të tij, Kurti pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë, në mesin e tyre, edhe me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Tutje, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se sot (e hënë) gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, ndërsa nesër një në Universitetin e Cambridge.

Kurti ishte takuar me Sekretaren Truss në shkurt të këtij viti.

Para tre ditësh, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit të Bratisllavës “GLOBESEC 2022”, kishte takuar ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen./PortaliD/

Kurti takon ministren finlandeze, Tuppurainen

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika