Kurti uron Abazoviqin: Mezi pres të punojmë ngushtë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij si i pari i Qeverisë së Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që të punojë ngushtë me Abazoviqin, për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

“E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e parë të Malit të Zi nga komuniteti shqiptar’’.

”Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë, për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, Abazoviq ka marrë urime edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani uron Abazoviqin: Së bashku do ta forcojmë partneritetin drejt rrugës në BE

Ajo që bie në sy është se, edhe kryeministri Kurti edhe presidentja Osmani, në urimet e tyre për Abazoviqin, kanë shkruar në gjuhën angleze.

Edhe liderët e partive opozitare kanë uruar zgjedhjen e Abazoviqit si i pari i qeverisë malazeze.

I pari i PDK-së uron zgjedhjen e Abazoviqit si kryeministër në Mal të Zi

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika