Spitali i Mitrovicës me UA të UNMIK-ut, pacientët pa udhëzim paguajnë 10 euro

Një mbishkrim në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës se qytetarët që nuk kanë udhëzime nga Qendrat e Mjekësive Familjare, duhet të paguajnë nga 10 euro, ka nxitur reagime. Por, drejtori mjekësor në këtë spital thotë se e njëjta është e bazuar në udhëzim administrativ, ani se i njëjti është që nga koha e UNMIK-ut

Një udhëzim administrativ të kohës së UNMIK-ut po e zbaton Spitali Rajonal i Mitrovicës.

Deri një ditë më parë, në Emergjencën e këtij Spitali ka qenë i vendosur një mbishkrim, sipas të cilit qytetarët që nuk kanë udhëzim nga mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare, nuk mund të marrin shërbime pa paguar shumën prej 10 euro.

“Ajo pllakat ka qenë e vendosur që 10 vite dhe nuk u zbatu në mënyrë të veçantë,  por unë e kam hequr pasi nuk e kam parë të arsyeshme që e njëjta të jetë e vendosur nëpër muret e Spitalit,” ka thënë Gëzim Berisha- Drejtor mjekësor në Spitalin “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Megjithëkëtë, Berisha tregon se kjo parashihet me një udhëzim administrativ, që në fakt është i vitit 2007 por që thotë se vlen dhe punojnë bazuar në të.

“Ne punojmë më udhëzimin administrative 04/2007, i cili parasheh që pacientet që vinë në spital pa udhëzim nga mjekësia primare, të bëjnë një pagesë prej 10 euro, të ne kjo nuk është bërë shumë pasi që shumica e pacientëve kanë libreza që i liron nga këto pagesa,” shtoi Berisha.

Pacientët tregojnë se janë të njoftuar me ketë rregull dhe e respektojnë nëse duan të mos paguajnë shumën prej 10 eurosh.

“ Unë e marr udhëzimin të lagjja ime edhe vi kontrollona në repartin që kam nevojë, besoj që për një arsye ata e kanë qit ketë rregull,” tha Fehmi Kadriu, qytetar i Mitrovicës.

Në Emergjencën e Spitalit në Mitrovicë janë trajtuar 2428 pacientë gjatë muajit prill.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika