Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke theksuar rëndësinë e të drejtave, drejtësisë dhe veprimit për arritjen e barazisë gjinore.
Kurti vlerëson se kjo ditë shërben si kujtesë se barazia kërkon veprim konkret dhe angazhim të vazhdueshëm nga institucionet dhe shoqëria, njofton Dukagjini.
Kurti theksoi se në Kosovë po ndërmerren hapa për fuqizimin e grave përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore.
Ai bëri të ditur se mbi 12 mijë gra janë mbështetur në punësim, ndërsa janë ndërmarrë masa për rritjen e pronësisë së grave dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës.