Kurti uron qytetarët për Vitin e Ri 2026

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 përmes një video-mesazhi të publikuar në profilin e tij në Facebook, duke i falënderuar për besimin që i kanë dhënë për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme.

Në mesazhin e tij, Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas formimit të qeverisë do të ndërmerren disa masa, përfshirë miratimin e buxhetit, ligjin për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civilë, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, si dhe një pako të veçantë për përballjen me inflacionin.

Ai është ndalur edhe te viti 2025, gjatë të cilit Kosova u përball me katër procese zgjedhore. Kurti theksoi se të gjitha zgjedhjet u zhvilluan pa incidente dhe se rezultatet u pranuan nga të gjithë akterët, duke shtuar se Kosova nuk ka më nevojë ta kalojë testin e demokracisë.

Në përshkrimin e videos, Kurti ka uruar qytetarët për një mbrëmje të këndshme dhe një kremtim të paharrueshëm me familjen dhe miqtë, duke nënvizuar se është zotuar për siguri dhe begati. Ai ka shprehur bindjen se viti i ri do të jetë i sigurt dhe i begatë për Kosovën.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika