Kurti viziton kompaninë që prodhon dronët e njohur Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka vizituar kompaninë Baykar, e cila është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti në vizitën e tij Bajraktar 03.06.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka vizituar kompaninë Baykar, e cila është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka parë nga afër edhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

“Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë”, ka shkruar Kurti.

Në Stamboll sot po mbahet Forumi i parë Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Krahas kryeministrit Kurti, aty po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga kabineti qeveritar, në mesin e tyre, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Tutje, kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Turqi, është takuar edhe me mërgatën shqiptare atje.

Gjatë dy ditëve në Stamboll, Kurti ka thënë se është takuar me afaristë shqiptarë me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi. Ai gjithashtu është takuar me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu.

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika