Kurtishi: Çelësi i parandalimit të kancerit është diagnostikimi i hershëm

Onkologu Ilir Kurtishi konsiderohet ndër profesionistët më të mirë në fushën e mjekësisë që ka Kosova. Në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, Kurtishi tregoi se është sfidë të jesh onkolog, sidomos kur përballesh me momente shumë të vështira pasi duhet kumtuar lajmi pacientëve për zhvillimin e tumoreve në trupin e tyre apo humbjen e familjarëve

Doktori Ilir Kurtishi në emisionin "Radar" me Edita Doli





Sëmundja e kancerit është sëmundje e paparashikueshme.

Kështu theksoi onkologu Ilir Kurtishi, gjatë intervistës në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini.

Ai shtoi se mund të jesh mirë, por për 2-3 ditë mund të ndryshojë gjithçka dhe kjo nuk është aspak e lehtë as për stafin mjekësor.

Sipas Kurtishit, duhet të kesh fat që të mos atakohesh nga kjo sëmundje, pasi kjo mund të jetë gjenetike.

Kurtishi rekomandon që të mos konsumohet duhani e alkooli, e një rol të rëndësishëm e ka edhe kequshqyerja dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollce dhe gjithsesi të bëhen kontrollet rutinë.

Dr.Kurtishi ka folur edhe për rastet kur pacientëve që diagnostikohen me kancer duhet t’u kumtohet lajmi se duhet nisur me trajtimet shëndetësore.

“Pacienti parapërgatitet që duhet të marrë ilaçet të cilat mund të ndryshojnë edhe fizikun. Disa e pranojnë disa më jo, por në fund të gjithë pajtohen që të futen në terapinë e rëndë për të mbijetuar. Dhe këta për mua janë heronj të gjallë”, ka thënë Kurtishi.

Onkologu Iliri Kurtishi, e konsideron si problematikë të Kosovës, dukurinë që pacientët të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore me këtë sëmundje, trajtohen në të njëjtin vend me pacientët e sapo diagnostikuar.

Nga kjo sëmundje jemi mësuar të lexojmë më shumë raste të dështimeve, por sipas Kurtishit në krahasim me vitet e fundit numri i rasteve të sëmundjes te fëmijët është më i vogël dhe numri i të shëruarve viteve të fundit është në rritje dhe kjo neve na bënë të lumtur dhe është shtysë për të ecur përpara.

Dr. Kurtishi në fund ka përmendur edhe disa raste që nuk kanë pasur fare shpresë për shërim, por falë tij dhe trajtimeve në QKUK, sot janë shëndoshë e mirë duke i realizuar të gjitha planet jetësore.





Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika