Kusari-Lila: Ka mundësi që sivjet të ketë zgjedhje parlamentare

"Në mars hyjmë në vitin e katër qeverisës. Sipas kalendarit zgjedhor ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025"

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, sepse sipas saj, 2024 është vit i zgjedhjeve globale.

Kusari-Lila ka thënë se në fund të vitit mund të ketë zgjedhje të përgjithshme të rregullta, duke respektuar kalendarin zgjedhor.

“Në mars hyjmë në vitin e katër qeverisës. Sipas kalendarit zgjedhor, ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta, të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025. Por, para dhe pas në periudhën 60 ditore ka mundësi të diskutimit ndërmjet subjekteve politike me presidenten e vendit për të gjetur një datë të përbashkët. Prandaj, nuk do të ishte risi nëse Kosova do të ballafaqohet me proces zgjedhur këtë vit. Pra, nuk do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ajo në “RTK prime“.

Kusari-Lila ka thënë se në Vendvendosje nuk është duke u diskutuar për zgjedhje, por është mobilizuar për përmbushjen e premtimeve, sepse është viti i fundit qeverisës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika