Kusari-Lila për letrën e krerëve të shtetit: Është formalitet, pa të nuk do të votohej raporti për anëtarësim në KiE

Kusari-Lila ka thënë nëse kjo letër është bërë publike nuk ka asgjë të pazakontë, është një letër e përbashkët e tre krerëve të shtetit

Mimoza Kusari-Lila flet për letrën e tre krerëve të shtetit

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari–Lila, në konferencën e trevjetorit të legjislaturës së VIII-të e ka pranuar se krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti, i kanë dërguar një letër raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit.

Kusari-Lila ka thënë nëse kjo letër është bërë publike nuk ka asgjë të pazakontë, është një letër e përbashkët e tre krerëve të shtetit.

Kusari–Lila ka thënë se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim, i cili pritet të bëhet më 27 mars të këtij viti.

“Letra nuk është asgjë më shumë se një formalitet që duhet përmbajtur, kurse pjesëve të raportit që iu referohet letra nuk janë pjesë por referencë tek opinioni i raportueses Bakoyannis”, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje, ajo ka thënë se opinioni për Kosovën e përmend Marrëveshjen Bazike në tërësinë e saj, për të cilën tha se i referohet tërësisë së obligimeve nga kjo marrëveshje e që sipas Kusari–Lilës, në të hyn edhe njohja de-facto nga Serbia e anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika