Kusari-Lila: Seanca e radhës mbahet këtë të enjte, në rend dite dy projektligje të rëndësishme

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet më 20 tetor, duke filluar nga ora 10:00, e cila në rend dite do të ketë vetëm dy pika. Pika e parë do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, ndërkaq pika e dytë, do të jetë për vendosjen e çmimeve tavan për produktet themelore

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten e 20 tetorit.

Kusari-Lila ka njoftuar se kjo seancë do të jetë vetëm me dy pika të rendit të ditës.

“U dakorduam që seanca e radhës të jetë me 20 tetor, në ora 10:00, me dy pika të rendit të ditës”, ka deklaruar ajo.

Pika e parë e rendit të ditës do të jetë, shqyrtimi i parë i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, ndërkaq pika e dytë në rend dite do të jetë, masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të destabilizimit në treg, apo vendosja e çmimeve tavan për produktet themelore.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se më 27 tetor, do të ketë seancë të re plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, dhe do të bëhet shqyrtimi i pikave të mbetura që nga 7 gushti.

 





Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika