Kusari-Lila: Të gjitha kërkesat e opozitës do të përfillen, i kemi shtuar disa çështje shtesë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se në iniciativa e VV-së për themelimin e një komisioni hetimor për energji do t’i ketë përbrenda të gjitha kërkesat e opozitës, por sipas saj ky komision do të jetë më i gjerë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se çdo kërkesë e parashtruar nga opozita do të jetë pjesë e hetimeve, që do t’i bëjë komisioni për energji.

Por, sipas saj, ky komision do të jetë më i gjerë, dhe do të merret edhe me problemet e vjetra në sektorin e energjisë.

“Pajtohemi me secilin pretendim tuajin, megjithatë, nëse duam të jemi transparentë po e zgjerojmë gamën e hetimit. Në këtë aspekt kemi propozime konkrete, me gjithë propozimet tuaja. Në kuadër të propozimeve tona, të cilat lidhen edhe me rrethanat e trashëguara, mungesa e investimeve, largimi i investitorëve serioz e deri te nisja e ndërtimit të kapaciteteve të energjisë, mospërcjellja e planit investues të privatizuesit, është thënë se do të investohen 300 milionë euro a janë investuar ato”, ka deklaruar ajo.

Salla e Kuvendit të Kosovës

Ajo iu kundërpërgjigj deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili kërkoi të dijë se ku kanë shkuar mbi 100 milionë euro subvencione të Qeverisë, që ishin paraparë për sektorin energjetik.

Kusari-Lila tha se mjetet në fjalë janë në Qeveri të Kosovës, dhe sipas saj, kjo është lehtë e identifikueshme.

Ditë më parë, partitë opozitare PDK dhe AAK, kishin deklaruar se nuk janë kundër themelimit të një komisioni të iniciuar nga VV-ja, por, sipas tyre, së pari duhet të votohet themelimi i komisionit, sipas kërkesës së tyre.

Ndërkaq, përfaqësues të VV-së, kishin thënë se iniciativa e tyre për themelimin e komisionit do t’i përmbajë edhe kërkesat e opozitës.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika