Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar nuk e dëmton vendin, aq më pak ndërtesën e Kuvendit

Kusari-Lila ka thënë se veteranët kanë të drejtë të protestojnë, por siç thotë ajo veteranët që kanë luftuar, nuk e dëmtojnë vendin, as ndërtesën e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Mimoza Kusari-Lila, të hënën ka deklaruar se situata e krijuar nga veteranët e UÇK-së para Kuvendit, është akumulim i pakënaqësive për vite.

Ajo ka thënë se veteranët kanë të drejtë të protestojnë, por siç thotë ajo, veteranët që kanë luftuar, nuk e dëmtojnë vendin, as ndërtesën e Kuvendit.

Kusari-Lila ndër të tjera ka potencuar se listat e veteranëve janë deformuar, e ato duhet të trajtohen.

“Veteranët meritojnë trajtimin dinjitoz. Do të arrijmë deri të zgjidhja. Është një vit qeverisje, do të duhet edhe kohë edhe planifikim e rivlerësim të situatave dhe rrethanave. Situata me veteranët ekziston me shumë vite. Nuk është Qeveria Kurti që e ka përkeqësuar gjendjen, nuk ka krijuar pakënaqësi”, ka thënë ajo.

Deputetja e VV-së, ka bërë të ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit do të mbahet të enjten e 16 qershorit.

Ndërkaq, caktimin e seancës për shqyrtimin e Projektligjit për Trustin e ka cilësuar si “lajm të mirë”, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

“Në seancën e radhës të kuvendit, më 16 qershor, menjëherë pas pikës së parë, e cila parasheh deklarimet jashtë rendit të ditës, do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 14 maj mundësinë për tërheqje nga Trusti pensional dhe futjen e kategorisë së veteranëve në rritjen e pagës minimale e ka kërkuar AAK-ja.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika