Kush ishin snajperistët e UÇK-së?

Ilustrim

Llapi nuk kalohet në këmbë, as me ajrore nuk i bihet Llapit, në zemër të Dardanisë e keni Llapin, Llapin – palcë e Kombit, Kerrkush nuk e gjeti fjetur Llapin,…

Në vargun e Ali Podrimes, e në luftën e fundit, Llapin, armiku nuk e gjeti fjetur.

Avni Ajeti, snajperisti i UÇK-së Z.O. e Llapit ka thënë se “Luftëtari armën e ndrron por zemrën jo”.

Në veri e lindje, Llapit shpinën ia ruajnë malet, por në luftën e fundit, armiku kishte hyrë në thellësi.

Avni Ajeti ka shtuar se “Me snajper thash, që përafërsisht i kam 30-40 karikatorë. Më vonë e kam ndërruar e kam marrë mitrolezin, 52-sh. Edhe aty po e them me qindra pluma i kam gju, më vonë kam gju edhe me mortajë”.

Ndërmjet 23 e 27 dhjetorit 98, Llapashtica ishte shndërruar në vend betejë, barbarizmi kundrejt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këmbëshpejt e symprehtë, djemt si Avniu armikut i qëndronin afër.

Ajeti ka theksuar se “Në betejën e 24 dhjetorit, ku aty pozicionet me forcat armike ishin shumë të afërta, dhe diku në – 24 gradë, jam obligu me qëndru me katër-pesë orë duke tentu, sepse aty ranë dëshmorë shokët tonë dhe jemi kanë të obligum t’i mbulojë ata duke i tërhequr”.

Pos Llapashticës, Avni Ajeti që nuk kishte as 20 vjeç bashkë me shokët i bënin ballë armikut pëllëmbë për pëllmbë e dhëmbë me dhëmbë. Pos rrëz malit, me snajper vëzhgonte edhe nga kulmet e shtëpisë.

Snajperisti i UÇK-së Z.O. e Llapit ka theksuar se “Në një moment të caktuar unë kam qenë në një kulm të shtëpisë, dhe tasht a e kuptuan apo jo pozicionin tim, dhe unë e përdora armën shumë aty se ishte lëvizja shumë e kufizume. Dhe realisht aty e sulmuan shtëpinë me një predhë goxha të madhe”.

Në betejën e Kaqandollit, Ajeti tregon se armiku ishte tërbuar, për çka ndezi makinerinë e rëndë.

“Ata e kanë kuptu krismën e snajperit dhe pozicioni im ka qenë i sulmuar me predha, 120 milimetra, 80 milimetra, deri më kanë detyra me dalë prej pozicioneve nuk e kanë ndalur sulmin”, ka thënë tutje Ajeti.

Sokoli siç e thërrisnin shokët, tregon se pseudonimi i tij kishte rënë në veshin e ushtrisë serbe.

Gjatë komunikimit në vija të frontit duke thirrë o Sokol o Sokol, një ndër shokët që është plaguar, sepse armiku është afru afër edhe e ka thirr dhe Lulzim Namani është afru drejt vijave të frontit ku kanë qenë të pozicionuar serbët edhe ai serbi ka thirr o Sokol o Sokol ky ka mendu që është dikush prej shokëve tonë”, ka shtuar Avni Ajeti.

Ky është rrëfimi i snasnajperistit që i bënte roje kësaj zone, pararojë një zone tjetër.

Krah të luginës së Llapit, rrëzë majës së Kopaonikut, atje ku shtrihen malet e Shalës së Bajgorës, ishte terren i një snajperisti tjetër.

Sefer Shyti, snajperist i UÇK-së Z.O. e Shalës ka thënë se “Jemi pozicionu tek pishat në Liqej, të ju them të drejtën distanca kur kanë ardhë serbët, si me thënë vija e kuqe ku vëzhguesit e OSBE-së nuk i kanë leju serbët me vazhdu tutje ka qenë maksimumi 30 metra. Kemi qenë të maskuar kemi qenë të gatshëm që në çdo rast që nëse e kalojnë pjesën ku jemi marrë vesh me pjesëtarët e OSBE-së, nëse e kalojnë atë pikë me fillu menjëherë betejën”.

Përpos këtu zëvëndëskomandant i njësive special, snajperisti Sefer Shyti, kujton edhe betejën e Shipolit. Distanca ishte e afërt e luftimet bëheshin shumë në distancë të vogël e në zona të banuara.

Sefer Shyti ka thënë se “Kam marrë armën jam ngjitur në një shtëpi aty ka qenë pranë asaj shtëpisë së vogël edhe e kam vendosur armën kam fillu me vëzhgu terrenin. E kam vërejtur se një tjegull në kulmin e një shtëpijë ka qenë e larguar edhe e kam pa shumë mirë kur polici serb e ka vendos snajperin e vet. Atëherë e kam goditur me nja 3-4 pluma edhe më nuk ka pasur gjuajtje”.

Për luftën që nuk mund ta bënin kundër UÇK-së, e bënin kundër civilëve. Por ushtria serbe pos që kryente masakra, ia kishte mësyer pikave strategjike. Më 9 mars 1999 po niset drejt masjes së Qyqavicës, por jo pa e kaluar Oshlanin. Aty ishin stacionuar njësitë special të Zonës së Shalës.

Snajperisti i UÇK-së Z.O. e Shalës ka shtuar se “Në momentin kur jemi tërhequr prej luftimeve për arsye se është terru edhe nuk kemi pasur mundësi me luftu, i kam pasur dy snajperë në kurriz. E kam pasur snajperin tim, edhe snajperin e komandantit….Unë kam qenë i pari në kolonë, dhe aty duke festuar që kemi festuar të gjithë papritmas ka shpërthyer një predhë”.

 Shyti i plagosur kishte gjasa minimale të shpëtonte. Me gjithë ato plagë, u dërgua e u operua në Likovc. Nga aty me plagë në trup u rikthye pranë shokëve, në Oshlan në bazë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika