Kush ishte udhërrëfyesi i lobit shqiptar në Amerikë? – Flet biznesmeni shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj

Sukseset e atëhershme të lobit shqiptare sipas biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramiz Latifaj nuk mund të  arrihen për shkak të disa politikave jo të mira

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj ka folur në emisionin Personale te Krrnare Vokshi për Lobin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tafilaj ka thënë se meritat kryesore për këtë lob të suksesshëm i ka një biznesmen shqiptarë Xhim Xhema.

Sipas tij, shumë pak përmendet emri i njeriut që ka nisur këtë lob.

“Xhim Xhema i ka bërë lidhjet e para me senatorin Bob Dol. Edhe sot e kësaj dite, unë mendojë që Xhim Xhema është një person i rëndësishëm për situatën në Kosovë”.

Më tej, Tafilaj merita për këtë lob i ka atribuuar kongresmenit me prejardhje shqiptare nga Italia, Joe DioGuardi.

“DioGuardi na ka mësuar rrugët si me shkua në Kongres edhe Senat e Shtëpi të Bardhë. Ai kishte punuar si kongresmen edhe ai mundëte me na hapë këto rrugë”, ka theksuar Tafilaj.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ramzi Tafilaj

Madje ai ka folur për sukseset e lobit shqiptar në Amerikë.

“Nënshkrimi i një rezolute të parë në vitet e ’88, ’89, i ka pasur vetëm shtatë kongresmen që e kanë nënshkruar për të mirën e Kosovës. Por, disa vite më vonë, ai ka arritur që t’i bëjë për mbi 170 kongresmen që kanë nënshkruar për rezolutën e Kosovës”, ka deklarua Tafilaj, teksa ka shtuar se “Ndoshta sot nuk mundet me i bë më 170 kongresmen që të nënshkruajnë për Kosovën, për shkak të një politike jo të mirë edhe strategjie jo të duhur por, fati ynë është sepse jemi një pik strategjike për SHBA-të”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika