Kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Besim Baraliu në “Debat Plus”?

Besim Baraliu, ish i burgosuri politik, ka rrëfyer në "Debat Plus" torturat e rënda që pësoi nga pjesëtarët shqiptarë të UDB-së

Ish i burgosuri politik, Besim Baraliu, ka ndarë përvojat e tij të dhimbshme nga koha e regjimit jugosllav në një intervistë për emisionin “Debat Plus.”

Në këtë intervistë, Baraliu ka përmendur emrat e shqiptarëve që ishin pjesë e UDB-së famëkeqe dhe që e arrestuan dhe torturuan atë.

Pjesëtarët e UDB-së që Baraliu i përmend janë Sahit Zogaj, Avni Sadriu, Rifat Berisha, Zenel Celina, Vesel Krasniqi, Ilaz (mbiemri i të cilit nuk i kujtohej) dhe Bajram Munishi.

Këta individë, sipas Baraliut, ishin përgjegjës për dhunën fizike dhe psikologjike që ai përjetoi gjatë burgosjes së tij.

Ndër të tjera, ai në këtë intervistë ka treguar se si ra në një kurth të organizuar nga një shqiptar i quajtur Sahit Zogaj. E më pas, Baraliu ka treguar se si u torturua pas arrestimit.

“Ma dërguan thirrjen për ushtri në 1985, krejt shokët erdhën, ende tallen na ke borxh paret që kanë pru për ushtri si dhurata. Unë shkova në Suharekë, kisha me i marrë biletat për tren. Kur shkova aty një i sigurimit një Sahit Zogaj, i UDB-ës, kishte nam të keq. Edhe një Ilaz s’më kujtohet mbiemri i tij. Na thanë hajde se ka votime dhe ju si rekrutë të rinj jepne votën në një sallë të madhe të policisë, e hangra foren. Thirrën me emra, kur erdh emri im, erdhën ata dy më thanë hajde me ne. Më burgosën në Suharekë në Stacion të Policisë. Pastaj më dërguan në Prishtinë, e në Prishtinë tjetër muhabet ishte”, tha ai.

“Në Prishtinë u mora në pyetje nga Avni Sadriu dhe Rifat Berisha. Të dy UDB-ash… Ka pasur aty që me gjithë zemër të godisnin me i hy në qejf shefave… Avni Sadriu dhe Rifat Berisha, Avniun e kam pas më shumë. Ka pasur edhe tjerë me i ndihmu… Këta torturojshin bashkë si përqefi”, ka shtuar Baraliu.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika