“Kush kesh, e vesh”: Statovci i kundërpërgjigjet Batatinës, ironizon me zëvendësimet e Llapit

Trajneri i Phoenix, Faruk Statovci, iu është kundërpërgjigjur trajnerit të Llapit, Tahir Batatina

Statovci përmes një lidhje direkte në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini ka thënë se nuk dëshiron të komentojë humbjen e Llapit ndaj Trepçës’89 në Kupën e Kosovës.

Ai ka shtuar vetëm se “kush e kesh, edhe e vesh”, teksa ironizoi me shtatë zëvendësimet që ishin bërë nga Llapi në këtë takim.

“Po më vjen mirë që ka dalë një rregullë e re, me hi ka 7-8 futbollista në ndeshje, me hi kur dush, me dal kur dush. Më vjen shumë keq që Llapi është eliminuar nga Kupa, pasi Llapi nuk është i Tahir Batatinës, është i shumë njerëzve tjerë. Por, as unë nuk kisha dashur të komentoj rezultatin e tij sepse nuk ia vlen me komentu. Një fjalë te ne, ata të vjetrit kanë thënë “Kush kesh, edhe e vesh”,” tha Statovci.

Të shtunën, Tahir Batatina e kishte thumbuar Faruk Statovcin pas humbjes që Phoenix e pësoi ndaj Ferizajt, me rezultat 6:0, në një ndeshje miqësore.

“Nuk e komentoj këtë rezultat, më vjen keq nuk kam fjalë”, kishte shkruar ai në postimin e Duelit Sportiv.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika