Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk parashikon masë në rast se shumica nuk zgjedh kandidatin e propozuar nga Lista Serbe.
“Kushtetuesja ka thënë atë që thotë Kushtetuta, shumica parlamentare, qoftë ajo serbe qoftë shqiptare, propozon një kandidatë, propozimi nuk është problem këtu. Problem është implementimi i kësaj situate, nëse ndodh kjo situatë, çfarë të ndodhë, a ka masë? Kushtetuesja është dashur ta trajtojë nëse nuk fiton partia Lista Serbe, çfarë të ndodhë, ka masë këtu apo nuk ka?”, ka deklaruar Kryeziu në Debat Plus.
Ai shtoi se, sipas vendimit, kandidati duhet të propozohet tri herë, por nuk ka mekanizëm të qartë për ta detyruar shumicën të zgjedhë kandidatin e Listës Serbe.
“Ka thënë që tri herë duhet me propozu një kandidatë, është normë Kushtetuese udhëzuese, nëse brenda 30 ditëve nuk konstituohet parlamenti nuk shkruan me shku në zgjedhje. Nuk shkohet në zgjedhje nëse nuk konstituohet parlamenti, nëse nuk konstituohet qeveria po”, ka deklaruar ai.
LEXO EDHE
Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Për të dalë nga kjo situatë, nënkryetarët duhet të votohen në paketë