Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Gjykata Kushtuetuese në Shqipëri ka pranuar të dy kërkesat e Edi Ramës në lidhje me atë që tani njihet si çështja Balluku.

Pas një mbledhje disa orëshe këtë të premte, Gjykata vendosi rikthimin në detyrë të numrit dy të qeverisë në Shqipëri, Belinda Balluku, duke pezulluar pezullimin e GJKKO me kërkesë të SPAK për zëvendëskryeministren.

Trupa prej 8 anëtarësh u nda 5 me 3 në favor të zëvendëskryeministres, duke hequr masën e pezullimit që kishte vendosur Gjykata Kundër Krimit të Organizuar.

“Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”.

Po me shumicë votash, trupa kushtetuese vendosi që çështja “Balluku” të kalojë në seancë plenare ku do të shqyrtohet në themel në 22 Janar të vitit 2026: “Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës”.

Çështja e pezullimit të Ballukut nga GJKKO përfundoi në Kushtetuese pas një padie nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë pretendonte se drejtësia kishte ndërhyrë në kompetencat e ekzekutivit.

Përmes kërkesës zyrtare dhe disa qëndrimeve publike Edi Rama shkaktoi edhe kundërshti nga trupa e gjyqtarëve, që daljet e Kryeministrit i cilësoi si presion ndaj gjykatave. Në fakt, vendimi i GJKKO për pezullimin e një anëtari të qeverisë në detyrë ka ndarë edhe juristët, një pjesë e të cilëve kanë mbështetur Prokurorët e SPAK dhe të tjerë qeverinë./A2

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika